TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 19:22

Njeriu besnik i Behar Bajrit/ Artan Hoxha jep detajet: Do të lirohet për 40 ditë, nuk ekstradohet

Shkruar nga Pamfleti

Njeriu besnik i Behar Bajrit/ Artan Hoxha jep detajet: Do të lirohet

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi arrestimin e Denis Bajrit në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e Gjin Boriçit në Vau Dejës më 9 gusht 2020.

Hoxha tha se në Dubai janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Megjithatë ai pritet të dalë shumë shpejt nga burgu për shkak të rregullave atje.

“Emri i vërtetë është Denis Vaso. Djali ish-futbollistit të famshëm të Vllaznisë dhe Kombëtares Millan Vaso, një futbollist shumë i mirë prandaj si gazetar sporti e mbaj mend. Më mbrapa e ka bërë mbiemrin Brajoviç. Është shpallur në kërkim nga operacioni ‘Metamorfoza’. Është kapur në zonën e Xhamllikut nga Renea bashkë me Safet Bajrin. Njeriu më besnik i Behaj Bajrit, si njeriu që ka kryer ekzekutimin e Gjin Ndojit dhe nga ai moment është shpallur në kërkim.

Një pjesë të kohës ishte në Shqipëri, pastaj është larguar nga vendi, është ndaluar nga bashkëpunimi me Interpol Abu Dabin. Gjatë operacionit për kapjen e Denisit janë kapur edhe dy shtetas të tjerë, njëri nga Dibra, njëri nga Lezha. Personi i kërkuar nga SPAK me vendim të Gjykatës Speciale është i arrestuar, po Shqipëria nuk ka ekstraduar asnjë nga Emiratet Arabe. Do mbahet aty, do dalë në gjykatë. Ka pasur raste që dalin edhe për 40 ditë. Në rastin konkret Denisi ka për të qëndruar derisa Gjykata të vendosë që ky lirohet nga burgu, do jetë gjithmonë në mbikëqyrje. Tentativa që po bën Shqipëria është përpjekje, por asnjë vend i botës nuk ka marrëveshje ekstradimi, prandaj është kthyer në parajsë penale dhe fiskale. Shqiptarët janë vetëm sa një pikë uji atje. Nuk kam parë ndonjë bos të krimit kolumbian të dalë në TikTok”, tha Hoxha në Top Channel.

 

behar bajri denis bajri dubai

Lini një Përgjigje