TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 20:29

Fredi Beleri ‘ndërhyn’ në diplomaci/ Mitsotakis zgjedh të bojkotojë samitin në Tiranë, Greqia përfaqësohet me nivelin më të ulët diplomatik

Shkruar nga Pamfleti

Fredi Beleri ‘ndërhyn’ në diplomaci/ Mitsotakis zgjedh

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, nuk do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën në Tiranë.

Duket se shkak për këtë vendim është çështja e Fredi Belerit, e cila në fakt ka seancën e radhës pikërisht në të njëjtën ditë me Samitin.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, sipas të cilave përfaqësues i Greqisë në samit nuk do të jetë as Gjergj Gerapetriti.

Përfaqësimi grek do të jetë në nivel të ulët diplomatik.

Fillimisht ishte diskutuar se Mitsotakis do të merrte pjesë në Samitin për Ukrainën, por duket se ky mendim ka ndryshuar pas atyre që mediat greke i kanë quajtur deklarata provokuese të Ramës për Fredi Belerin.

Nesër, në të njëjtën ditë me Samitin, do të zhvillohet në SPAK seanca e radhës për Fredi Belerin kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

SPAK ka kërkuar një dënim prej 2.5 vjet burg për Belerin. Ndërkohë po diskutohet edhe çështja e lejes që Beleri ka kërkuar për t’u betuar në postin që u zgjodh, për të cilën pritet një përgjigje më 19 mars nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

fredi beleri #erdogan #kyriakos mitsotakis #shba

Lini një Përgjigje