TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 22:01

21 Janari/ avokati: Dosja do kalojë te SPAK, e gjithë lufta bëhet për të hetuar Bashën dhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti

21 Janari/ avokati: Dosja do kalojë te SPAK, e gjithë lufta bëhet

21 janari do shkojë në SPAK. Kështu deklaroi në “Repolitix” Përparim Çaça. Sipas tij, e gjithë beteja bëhet për të hetuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Sipas tij, Gjykata e Lartë mund të kishte marrë një vendim sot.

Ka një spirale që fakti kalon në seancë gjyqësore, është pozitive. Sepse në dhomë këshillimi çështja lihet në fuqi. Fakti që ka kaluar në seancën gjyqësore për familjarët është lajm i mirë, sepse do të thotë se kemi debat gjyqësor. Besoj që mund të kemi një hetim gjyqësor të gjithanshëm në lidhje me këtë situatë juridike të krijuar. Fakti që kemi një debat gjyqësor me pjesëmarrjen e palëve për mendimin tim është se mund të kemi një vendimmarrje për ta çuar në SPAK. ne e kemi pasur një proces për zinxhirin komandues. Këtu flitet a do hetohen persona që janë objekt i SPAK Berisha dhe Basha. Këtu është e gjithë lufta", tha ai.

Gjykata e Lartë sot vendosi sot të mos marr vendim mbi një ankimim të familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkojnë që “21 Janari” të hetohet nga SPAK. Gjykata vendosi që në 12 mars të mbajë një seancë gjyqësore të hapur dhe të pyesë palët. Më pas do të merret vendimi.

 

Lini një Përgjigje