
Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari kërkon t’i shpëtojë dënimit për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Ai u dënua me 9 muaj burg për fshehjen e dënimit në Greqi, por u konvertua në orë pune. Por Hajdari e ka ankimuar vendimin në Apel. Por sipas avokatit Arben Llangozi, nëse Apeli lë në fuqi vendimin, Hajdari rrezikon humbjen e mandatit.
“Hajdari i bashkisë Kuçovë i drejtohet Apelit të GJKKO, kërkon ti shpëtoj dënimit.....
Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me 9 muaj burg për fshehjen e një dënimi në Greqi, në vitin 1999.
Dënimi, i ulur në 9 muaj prej gjykimit të shkurtuar,dhe iu konvertua në 150 orë punë në komunitet.
Ndërsa ditën e sotme avokati i tij i drejtohet Apelit me ankim edhe pse prokuroria dhe gjykata e favorizuan referuar masës së dënimit të dhënë me 150 orë punë.
Por nëse Apeli, lë në fuqi vendimin, Hajdari rrezikon humbjen e mandatit”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje