TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 07:18

Sot “beteja” për kreun e SPAK, kush do të jetë pasardhësi i Dumanit?

Shkruar nga Pamfleti

Sot “beteja” për kreun e SPAK, kush do të jetë

Mbledhja e sotme e KLP pritet të zhvillohet me një monitorim të “rreptë” të diplomatëve dhe dhe përfaqësuesve të disa prej misioneve apo strukturave që monitorojnë punën e SPAK

KLP pritet të përcaktojë sot drejtuesin e ri të Prokurorisë Speciale, ndërsa mandati i Altin Dumanit si drejtues i SPAK përfundon zyrtarisht në 18 dhjetor.

Në garën për kreun e SPAK janë 4 kandidatë: Adnan Xholi, Doloreza Musabellium, Elvin Gokaj dhe , Klodian Braho.

Secili prej kandidatëve do të ketë 45 minuta në dispozicion për të paraqitur platformën e tij të drejtimit, por edhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP-së.

Në përfundim të këtij procesi, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të votojnë për drejtuesin, i cili zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash. Kjo është hera e parë që në garën për kreun e SPAK marrin pjesë 4 kandidatë. Në rastin e zgjedhjes së Dumanit në garë ishin 3 kandidatë, një prej të cilëve edhe Adnan Xholi që sot do të synojë të marrë drejtimin e SPAK, ndërsa për 3 vite drejtoi seksionin e luftës kundër krimit të organizuar.

Mbledhja e sotme e KLP pritet të zhvillohet me një monitorim të “rreptë” të diplomatëve dhe dhe përfaqësuesve të disa prej misioneve apo strukturave që monitorojnë punën e SPAK. Tre vite më parë ishin amerikanët që monitoruan procesin, ndërkohë që këtë vit ka një interesim të shtuar jo thjesht të misionit të BE-së, por edhe të vendeve të veçanta, anëtare të Bashkimit Europian.

Përveç përfaqësuesve nga ambasadat e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe misionit të BE-së, pritet që mbledhja e KLP-së të monitorohet edhe nga përfaqësues të ambasadës gjermane, italiane, franceze, si dhe të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

Delegacioni i BE në Tiranë dhe ambasada e Mbretërisë së Bashkuar bënë thirrje që gara e sotme të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe transparente. Përmes reagimeve, ato kërkojnë përzgjedhjen e një drejtuesi të pavarur, profesionist dhe të përkushtuar ndaj standardeve më të mira.

Një ditë më parë, SHBA vlerësoi punën e Altin Dumanit pas një takimi të zyrtarit të DASH, Zv.drejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise.

SHBA vlerësoi punën e Dumanit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke theksuar se ai vendosi standardin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

2 Komente

  1. S
    Sokoli

    Klp nuk mund të drejtohet nga një person i vetëm. Duhen në krye minimumi 7anëtare të zgjedhur, jo një person. Krimi ka kapërcyer çdo lloj arsyeje njerëzore këtu në Shqipëri. Një person është si një llampë e vendosur mbi një tension të lartë krimi, që është e destinuar te digjet sh shpejt... Kush i nxorri kandidat këta emra dhe pse vetëm 4?!

    1. H
      Hallexhiu

      Se di te tjeret po ky xholi sta mbushka syrin .mburravec i vogel po flet per jevgjit e cerrikut e per grabitesit e 97 per mese 1 ore kurse per korrupsionin 1 min Kete do partia mesa duket .sukse se ti do zgjidhesh

      Lini një Përgjigje