TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Dhjetor 2025, 22:05

“Mendojnë se do t’i shpëtojë kreu i ri”/ Nga 'politikanët e vegjël' te bosët e krimit, Karamuço zbulon kush po tenton të kapë SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Mendojnë se do t’i shpëtojë kreu i ri”/ Nga

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar procesin e nesërm, ku do të zgjidhet kreu i SPAK. 4 kandidatët do të dëgjohen në KLP dhe secili do të paraqesë platformat. Por ndryshe nga 2 herët e tjera, këtë herë do të ketë prani të madhe të ambasadorëve. Sipas Karamuços ka pasur tentativa për të ndikuar në proces nga disa politikanë, që ai i cilëson “politikanë të vegjël”.

Ka kohë që ka shqetësime për ndërhyrje. Ne e kemi thënë: jo të gjithë anëtarët e KLP mund të jenë pjesë e këtij shqetësimi. Ndërkombëtarët kërkojnë që ky proces të garantohet edhe për shkak të këtij presioni të madh të jashtëm. Flitet për një presion që vjen kryesisht nga disa politikanë të vegjël, të cilët mendojnë se, me problemet që kanë në SPAK, mund t’ua mbyllë drejtuesi i ri duke i siguruar ndonjë votë, dhe nga disa biznesmenë që kanë probleme me SPAK, por edhe tentakula që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, por që deri më tani është më i tërhequr sesa nga dy komponentët e parë”, tha ai në Euronews Albania”.

Karamuço nënvizon se procesi i së enjtes mbart një rëndësi të madhe ndërsa shprehet se prania e gjerë ndërkombëtare është një mekanizëm garancie që anëtarët e KLP-së të ndjekin rregullat, transparencën dhe bindjen e tyre të brendshme, duke shmangur çdo lloj ndikimi të paligjshëm.

Prania e ndërkombëtarëve do jetë garanci më shumë, siç ndodhi kur ishte ambasadorja amerikane, që ishte vetë në sallën ku merrej ky vendim. Unë di që salla s’i mban kaq shumë persona, por do gjendet një mundësi akomodimi. Në dijeninë time, ka ndodhur rrallë që kaq shumë përfaqësues të huaj të jenë prezent. Ka ndodhur kur u miratua me 140 vota reforma në drejtësi, ku lozhat e parlamentit ishin të mbushura me ambasadorë të të gjitha vendeve të BE dhe jo vetëm. Që nga ajo kohë, ne nuk e kemi parë një prani të tillë”, tha ai.

karamuco spak korrupsion krimi

Lini një Përgjigje