
Kreu i Nismës “Thurje” Endri Shabani, ka komentuar konfliktin që ndodhi në Oborrin Mbretëror, mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës, pamje të cilat u bën kryefjalë e mediave ditën e sotme.
Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai theksoi se është qesharake që ta quash familje mbretërore, pasi sipas tij Ahmet Zogu u vetëshpallë mbret ndërsa shtoi se ai vodhi thesarin e shtetit shqiptar dhe iku.
“Këtu ka një dimension, një dramë familjare që nuk kishim pse të merreshim fare me këtë. E gjitha kjo fillon me një skemë qesharake, ku ne i referohemi oborri mbretëror, princi mbreti. Është qesharake në vende që kanë traditë mbretërore, jo këtu që një njeri në momente të caktuar shpallë veten mbret, ikën në rrethana të çuditshme dhe merr me vete dhe thesarin e shtetit”, tha ai.
Lini një Përgjigje