TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2024, 22:14

Berisha dhe Malltezi mbeten në “arrest shtëpie”, Ylli Pata në “Të Pashoq”: Masë e butë, duhet të ishin në burg!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha dhe Malltezi mbeten në “arrest shtëpie”, Ylli Pata

Mbrëmjen e sotme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube ka qenë gazetari Ylli Pata, i cili ka folur për situatën politike në vend dhe për arrestimin e ish kryeministrit Berisha.

Ylli Pata deklaroi se masat e marra ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, janë të buta dhe se ata duhet të ishin në burg sot.

Pjesë nga intervista:

Ndalemi edhe tek Berisha, tek procesi i tij dhe ndaj dhëndrit të tij Jamarbër Mallztezi  meqë një ditë më parë u la në fuqi masat e sigurisë në fakt edhe kanë të dy të njëjtën masë izolim shtëpiak.

Berisha mbetet prej muajsh tashmë në izolim shtëpie, vendimet e drejtësisë deri më tani për dosjen “Partizani” referuar Berishës dhe Malltezit, si jua janë dukur ?

Ylli Pata: Janë të Buta. Malltezi duhet të ishte në burg. Sepse gjithë të tjerët që kanë pasur, Malltezi është njeriu që është pronari i 17 kullave, ku i mori paratë? Kurse Berisha është lënë në arrest shtëpie sepse për efekt sepse shkeli detyrimin paraqitje. Por Berisha bën krime për ditë. Akuzon gjyqtaren Irena Gjoka se ti ke dy emri ti ke këto pisllëqe. Nëse t’i ke prova për gjyqtaren e çështjes tënde, ik paraqiti në gjykatë. Por Berisha bën të kundërtën, i thotë ato publikisht duke i përdorur ato si shantazh. Një njeri që shantazhin gjykatat, bën një krim penal të nivelit të lartë.

Berisha sot nuk mundte të mos ndëshkohet, bile fajin në këtu në këtë rast se ka Irena Gjoka, por Altin Dumani. Si mundet një njeri që akuzon dhe shantazhin gjykatësen dhe nuk i hyn gjë në këmbë. Po t’i them unë një gjyqtareje ashtu më arrestoj ose një njeri i thjeshtë.

Po si kryetari i opozitës, të paktën de facto, ai ka të drejtë të pretendojë që kjo drejtësi e re është e kapur nga kryeministri Rama për shembull dhe ta marrë procesin ndaj tij me ngjyrime politike

Ylli Pata: Do të përgjigjem me një analogji! Kemi pasur Fatos Nanon të arrestuar në vitin 2003 nga prokuroria e asaj kohe për korrupsion pasiv në favor të të tretëve, dhe Ftaos Nano në moment u arrestua me burg, dhe u bë gjyqi i parë, i dytë dhe i tretë. Madje një gjykatës edhe e liroi dhe më pas ndërhyri Berisha dhe u rrëzua ai vendim. Por po themi, Fatos Nano, opozita, avokatë, i ndoqën të gjitha shkallët institucionale gjyqësore.

P.sh, ky avokati i Berishë Gjokutaj ishte prokuror në atë kohë, e thonin në atë kohë që është gabim, por në fund të fundit, ato ndiqnin shkallën. Edhe rasti ndaj Berishës nuk mund të kalojë mbi sistemin, duhet të ndjekë atë që thotë kushtetuta. Mirëpo Berisha shkon përtej, duke shantazhuar gjyqtaren. Në një sistem drejtësie normal, Berisha do arrestohej do akuzohej dhe do dënohej edhe për shantazhin ndaj Irena Gjokës.

Lini një Përgjigje