TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2024, 21:12

Vijon telenovela/ Policia mohon qëndrimet e Princit Leka: Nuk e nxorëm ne videon e dhunës

Shkruar nga Pamfleti

Vijon telenovela/ Policia mohon qëndrimet e Princit Leka: Nuk e nxorëm

Vijon telenovela e sherrit mes Princit Leka dhe ish-gruas së tij. Policia e Shtetit ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Oborri Mbretëror, se kanë qenë uniformat blu që kanë bërë publike videon.

Përmes një komunikimi për mediat, Policia e Shtetit thekson se nga ana e tyre janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë, por mohon që video të ketë dalë nga institucioni i Policisë së Shtetit.

Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje