
Ambasadori ukrainas, Volodymyr Shkurov ka folur për vizitën e presidentit Zelensky në Tiranë teksa nuk i ka shpëtuar as pyetjes që "A do ta njohë Ukraina Kosovën?
Ambasadori Shkurov ka tentuar t'i shmanget pyetjes, teksa u shpreh se nuk është momenti për një çështje të tillë por theksoi se Kievi e vlerëson ndihmën e dhënë nga Prishtina.
Pyetje: Kam parë disa reagime pas vizitës së Zelensky që nuk u fol për Kosovën. Ka një qëndrim Ukraina në lidhje me njohjen ose jo të Kosovës?
Ambasador Shkurov: Ju them që për Ukrainën aktualisht më e rëndësishme është të dalim nga zjarri i luftës. Ukraina vlerëson ndihmën që Kosova i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Ukrainës. Ukraina deklaron respektin ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe kufijve ekzistues ndërkombëtarë. Kjo tregon që çështjet politike të njohjes apo mosnjohjes së Kosovës nuk është i momentit sot. Lufta po vazhdon. Dhe çështja kryesore është dalja nga lufta.
Lini një Përgjigje