TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2024, 17:17

Skandali me kyçjen e Muzeut Kombëtar, Artan Hoxha: Pas kullave te sahati dhe teatri, i erdhi radha edhe muzeut?

Shkruar nga Artan HOXHA

Skandali me kyçjen e Muzeut Kombëtar, Artan Hoxha: Pas kullave te

Fundja mirë e ke o komandant, ç’na duhet ne historia dhe Muzeu Kombëtar bashkë me të???!!! Pak përralla me histori na tregon t'i çdo ditë nga ekrani???!!!!

Mbani frymën njerëz….

Lajmi i fundit, po i fundit fare…

O milet, mbyllet për 4 vite Muzeu Historik Kombëtar????!!!!!!

Jo ore!!!!!

Po pse nuk hiqni për 10 vite edhe monumentin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti SKENDERBEU me gjithë kalë????!!!!

Po me Muzeun ç’patët o derman???!!!

Ç’punë u prishte ai???!!!

Apo pas shembjes se Teatrit Kombëtar, mbulimit me kulle të Sahatit të Tiranës, tani i erdhi radha një objekti tjetër historik dhe simbolik te qendrës së kryeqytetit??!!!

Edhe sikur Muzeu Historik të ndërtohej nga e para, që nga themelet megjithë 3 kate parking nëntokësor për kusarët e bashkise, serish nuk do te kishte nevoje për kaq shume vite mbyllje.

Karshi Muzeut, biznesmeni Rame Geci ndërtoi një hotel të ri 34 katesh vetëm brenda dy vitesh….

Fundja mirë e ke o komandant, ç’na duhet ne historia dhe Muzeu Kombëtar bashkë me të???!!!

Pak përralla me histori na tregon ti çdo ditë nga ekrani???!!!!

Nga sot e tutje, historinë duhet ta mësojmë te tunelet e vendstrehimit, qe na i shisni për bunkerë antibërthamore, ku ekspozohen vetëm breneveke ushtarësh dhe galloshe kapterash…

Në këtë moment me vjen ndërmend vetëm ajo batuta e te madhit Albert Verria te filmi “Kapedani”:

“Tani bejini shurrën bahçes”!!!!

Lini një Përgjigje