TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2024, 15:00

Përplasja fizike me Princ Lekën, del ekspertiza mjeko-ligjore: Elia Zaharia ka shenja në duar dhe krah

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja fizike me Princ Lekën, del ekspertiza mjeko-ligjore: Elia

Pas përplasjes fizike me princ Lekën, ka dalë edhe ekspertiza mjeko-ligjore që konfirmon shenjat e dhunës në trupin e Elia Zaharias.

Sipas aktekspertizës, shenjat janë konstatuar në dorë dhe krah.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë në policinë e Tiranës.

Uniformat blu, raportojnë se ditën e djeshme (5 mars) Princ Leka është paraqitur në komisariatin nr.1 dhe ka denoncuar ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Ndërkohë të njëjtin pretendim ka pasur edhe Eliza Zaharia se ka deklaruar se është dhunuar nga Princ Leka, me të cilin ka edhe një vajzë, Princeshë Geraldinën.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.

 

princ leka perplasje fizike ekspertiza mjeko-ligjore elia zaharia

Lini një Përgjigje