TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2024, 14:26

Sherri i Princ Lekës me ish-vjehrrin, dalin pamjet e konfliktit/ Elia: Ti je pa shkollë, ke falsifikuar diplomat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherri i Princ Lekës me ish-vjehrrin, dalin pamjet e konfliktit/ Elia: Ti

Pas lajmit të bujshëm se Leka Zogu dhe ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia përfunduan në Polici për dhunë në familje, avokati i “princit” tregon variantin e tij për ngjarjen.

Avokati Aranit Roshi ka pohuar për emisionin “Breaking” nga Xhoi Malësia, se çifti është në proces divorci i cili do të mbyllet më 18 mars dhe gjatë kësaj kohe, me marrëveshje, ish gruaja e Princit po qëndron në Pallatin Mbretëror.

“Kanë filluar procedurat për zgjidhje të martesës. Gjatë kësaj kohe nga ana e Princ Lekës janë gjetur disa modalitete për të kaluar një pasuri të konsiderueshne në emër të ish-gruas dhe vajzës dhe për çdo lloj problemi deri në finalizimin e zgjidhjes së martesës është larguar nga pallati mbretëror. Por ndërkohë ka mbajtur kontakte me vajzën. Kjo ka ndodhur dhe dje. Ai ka shkuar për të takuar vajzën dhe aty është përballur me sulme verbale, sharje, fyerje, ofendime dhe me pas në sulme të karakterit fizik. Është goditur me një shkop".

Avokati pohon se disponon pamje filmike, të cilat i janë vënë në dispozicion policisë.

“Pavarësisht këtij fakti, ai duke dashur të shmangë konfliktin fizik, është larguar dhe në këtë dhunë fizike është bashkuar dhe ish-bashkëshortja e princit. Ai është treguar mjaft inteligjent dhe ka regjistruar momentin, por, nuk i publikojmë. Një pjesë i janë dërguar policisë, ato do merren nga prokuroria. Pas këtij momenti, ai është larguar nga oborri. Aty ka pasur edhe dëshmitarë të tjerë, të cilët mund të vërtetojnë gjithçka ka ndodhur. Prej aty ka shkuar në komisariat ka bërë kallëzim penal dhe ka marrë rekomandimin për t'u ekzaminuar nga një mjek ligjor, i cili do konstatojë stadin e dhunës”.

Roshi shprehet se shkaku i konfliktit nuk ka të bëjë me kujdestarinë e vajzës, sepse me mirëkuptim, vajza do të qëndrojë më nënën e saj, por është bërë dhuna verbale dhe fizike e ushtruar nga ish vjehrri i tij.

“Deri tani prindërimi ka qene normal dhe nuk ka qenë ky pjesë e konfliktit, pra nuk ka qenë pengesa për te takuar vajzën, por fyerjet e ushtruara nga ish vjehrri".

Përsa i përket kujdestarisë së vajzës, është dakordësuar që fëmija të jetë me nënën pjesën më të madhe të kohës. "Ai do jetë prezent në të gjithë momentet e vajzës, në rritjen dhe edukimin e saj. Ky vendim është marrë duke menduar se roli i nënës është më i rëndësishëm, në të mirë të vajzës që ajo të ketë qetësinë dhe nevojat që në këtë moshë ja plotëson më mirë nëna".

Ai thotë nga ana tjetër se “në media është përdorur një gjuhë jo shumë etike. Princi është treguar xhentëllmen dhe ka respektuar statusin e vet, ka pasur një qëndrim shumë korrekt. Ka ardhur koha që njerëzit të mos gjykohen në bazë të principit të turpit dhe se është trup të denoncosh që je viktimë e dhunës. Mendoj se një shoqëri e ndërgjegjshme vepron duke njohur normat, ligjet dhe veprimi i princit ka qenë një veprim qytetar. Ai ka qenë shumë i kthjellët dhe ka qenë vendimmarrja e tij për të vepruar në këtë mënyrë".

Pavarësisht fjalëve të avokatit, videot u publikuan në rrjet dhe duket se Princ Leka ka hyrë në shtëpi me mendimin për të regjistruar, por nuk e dimë nëse ka qenë Leka ai që ka provokuar apo jo.

Por ja që në video Elia dëgjohet të thotë: Ti të prekësh me dorë babin tim që është 70-vjeç? Ti ke mashtruar shtetin shqiptar sepse je pa shkollë, ke falsifikuar diplomat. Ti je me 4 klasë shkollë.

Princi Leka: Nuk kam prekur asgjë me dorë.
Elia: Ti ke prekur me dorë babin tim?! I ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç babi im
Princi Leka: Mos më prek!
Elia: Ti falsifikator! I ke gjuajtur babait tim. Si mund të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë. Të rrahësh ti babin tim.
Princi Leka: Au
Elia: Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj viktimën. Do të të çoj në gjyq ty, falsifikator. Diplomat i ke falsifikuar…I ke thënë shtetit shqiptar që ti ke bërë shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti je pa shkollë, ti ke 4 klasë shkollë.

 

pamjet princ leka

Lini një Përgjigje