TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2024, 13:14

Dënimi i Belerit me dy vite burg, ministri Igli Hasani i kthen përgjigje Greqisë

Shkruar nga Pamfleti

Dënimi i Belerit me dy vite burg, ministri Igli Hasani i kthen

Ministri i jashtëm, Igli Hasani iu përgjigj interesit të medias lidhur me reagimin e Greqisë pas dënimit një ditë më parë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri

“Shqipëria do të vijojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave, do të vijojë të mbështesë punën për reformën në drejtësi dhe do të vijojë të kryejë të gjitha detyrat që ne kemi për rrugën drejt BE çdo gjë tjetër është koment i panevojshëm”, u shpreh Hasani.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori ditën e djeshme (5 mars) vendimin për të dënuar me dy vite burg Belerin, i cili akuzohet për blerje votash, ndërsa bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi  është dënuar me 1 vit e 6 muaj, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndroj  3 vite shërbim

igli hasani greqi beleri dy vite burg

Lini një Përgjigje