TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2024, 15:28

Plas debati në GJKKO, Zamira Durda akuza Mediut gjatë seancës për Gërdecin: Vrau njerëz! Lërini urdhrat, flisni për pasojat!

Shkruar nga Pamfleti

Plas debati në GJKKO, Zamira Durda akuza Mediut gjatë seancës

Në GJKKO u mbajt sot seanca e radhës për Gërdecin, e cila është shoqëruar me debate të forta mes ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut dhe familjarëve të viktimave të Gërdecit.

Në seancë ishte e pranishme edhe Zamira Durda, e cila ka ndërhyrë në një moment në dialogun mes Mediut dhe Rezart Tërshana, ish -shef sektori në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes. Durda humbi djalin në tragjedinë e 15 marsit 2008. Ja disa prej diskutimeve brenda në seancë.

Debati gjatë seancës:

Mediu: Çfarë raportesh ke patur me mua?

Tërshana: Marrëdhënie pune, asgjë tjetër

Mediu: Çështje fitimi ka qenë demontimi?

Tërshana: Jo, ka qenë çështje sigurie

Mediu: E mbani mend urdhrin 2044?

Tërshana: Jo

Durda: Lërini urdhrat 2044, po flisni për pasojat e Gërdecit (me tone të larta)

Avokati Visha pyet Tërshanën: Cili nga ministrat ka qenë më korrekti sipas jush?

Tërshana: Mediu është njëshi

Durda: Njëshi është se ka vrarë njerëz

Gjyqtarja Irena Gjoka : Mbani qetësi

gjkko

Lini një Përgjigje