
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij.
I pyetur se përse dëgjojmë thënie kontradiktore nga fëmijët e Metës, të cilët në një farë mënyre “e pasojnë” autorësinë e krimit te njëri-tjetri, Softa u përgjigj në “Fax News”: “Nuk është ende e përcaktuar se kush është ekzekutuesi apo qitësi i vërtetë. Kjo mbetet midis këtyre të dyve, por nuk përjashtohet e ema e tyre as një person tjetër i jashtëm. Kjo i takon hetuesve. Për mua kjo është një pistë e stisur. Edhe thëniet për fejesën janë bërë për të fshehur krimin”.
-Pse vajza e mori vetë me ngulm fajin përsipër? Mos vallë sepse ekziston mundësia e një dënimi më të ulët për një femër?
Mund të jetë dhe kjo. Fakti që ata kanë rënë në dakordësi dhe e citojnë në mënyrë të njëjtë, do të thotë se ata fshehin diçka të madhe. Ndoshta mbrojnë nënën e tyre, ose mund të mbulojnë dikë tjetër. Ai që e ka bërë aksidentin, e kupton frikën. Mund të ekzistojnë motive ekonomike, ose edhe të tjera. Mund të jetë dhuna në familje. Rrethanat tregojnë sikur djali të jetë vrasës profesionist. Disa dyshime për vajzën janë rrëzuar.
-Cilit version i qëndroni personalisht, zoti Softa?
Mendoj që duhet të shkohet drejt pistës ku ekzekutuesja është e ëma. Mund të ketë ndikuar ajo në urrejtjen e tyre për babain. Duhet të kemi komunikimet elektronike. Duhen parë cilët janë personat jashtë familjes që kanë patur kontakte. Duhet parë gjithashtu jeta e të ndjerit.
Lini një Përgjigje