
Një skandal ka ndodhur ditën e sotme ku drejtori në Drejtorinë e Policisë Rrugore Altin Qato, ka qëlluar me shuplakë një qytetar gjatë protestës në aksin Thumanë-Kashar.
Në videon e filmuar nga qytetarët, shihet drejtuesi i lartë i Policisë Rrugore Altin Qato duke qëlluar me shpullë protestuesin, ku mësohet se shkak për aktin e dhunës është bërë ndotja akustike.
Kreu i Policisë Rrugore ka goditur qytetarin pasi ky i fundit i ka rënë borisë pa pushim pasi kishte ngecur në trafikun e protestës. Ky veprim, ka revoltuar Qaton ndërsa ka humbur toruan dhe ka goditur me shuplakë qytetarin.
Altin Qato ka shkelur vetë i pari ligjin dhe më pas ka urdhëruar shoqërimin e tij.
Lini një Përgjigje