
Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Ndër të tjera, ai u ndal edhe tek turizmi gjatë këtij sezoni, ku preku çështjen e reklamimit të plazheve bosh në rrjetet sociale.
Ndërsa shtoi se berishjanët po përdorin fushatën e turizmit dhe plazheve bosh, kurse nga ana tjetër, e njëjta dorë që dikur merret prona si 'Tokë e Xanun', sot po dëmton turizmin me anë të zjarreve anembanë Shqipërisë me moton 'Tokë e Djegun'.
“Kroatët nuk bëjnë dot plazh në Kroaci. Braktisin atdheun e vet. Spanjollët nuk bëjnë dot plazh në Mallorca dhe janë në protesta sepse ndihen të huaj. Fshatarët francezë nuk bëjnë dot plazh në jugun e Francës. Në Greqi kërkuan që të mbyllen grekët në shtëpitë e tyre dhe të lënë hapësirë turistëve të huaj. Industria e turizmit po varfëron një pjesë të shoqërisë në vende mesdhetare, por po pasuron një pjesë tjetër të shoqërisë. Ka pjesë që e shikojnë tokë të ndaluar.
Nëse ne e gjykojmë që plazhet janë vetëm për spanjollët duhet të mbyllet turizmi për të huajt. Oligarkët nuk do ndalojnë blerjen e të huajve sepse dëmtohen ndërtuesit. Ka probleme të cilat duhet të jemi të përgatitur për këtë realitet. Kjo fushatë antikombëtare, sepse grekët nuk bëjnë fushatë kundër vendit të tyre,. Ata thonë kemi plazhet më të mira në botë. Ku po na çon? Po na çon që ti vëmë shkrepësen. Ke vatra zjarri kudo. Që rrezikojnë në ditët në vijim pasi situata është e nderë. Ata që kishin strategjinë Tokë e Xanun, sot kanë Tokë e Djegun. Ato zjarre janë të qëllimshme. Në nenin 206 parashikohet që zjarrëvënia që dëmton pronën nga 10 deri në 20 vite heqje lirie. Çdo 500 metra i vendosin zjarrit kazanit të plehrave”, tha Spahiu për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje