TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Gusht 2024, 20:24

Pakti PS-PD për listat e mbyllura, Spahiu: U bë qëllimisht në sezon pushimesh sepse vëmendja është e pakët

Shkruar nga Pamfleti

Pakti PS-PD për listat e mbyllura, Spahiu: U bë qëllimisht

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar paktin për listat e mbyllura PD-PS. Sipas tij, marrëveshja u bë në kulmin e sezonit turistik ku vëmendja është më e pakët.

Më tej, Spahiu shton se presidenti nuk do e dekretojë ndryshimin në kodin zgjedhor, pasi është antikushtetues.

“Juristët i kanë këshilluar presidentit të mos firmos. Pakti Berisha-Rama qëllimisht u votua dhe u nënshkrua në kulmin e sezonit turistik që të harrohet dhe të mos ketë vëmendje,. Mendoj se presidenti as nuk do ta firmos dhe as nuk do ta kthej prapa. Do ta kaloj në heshtje që të mos bëhet pjesë e paktit antikushtetues të listave të mbyllura. Disa deputetë do zgjidhen nga kryetari i partisë. Një pjesë do zgjidhen nga partia. Kjo është shkelje që presidenti Begaj nuk do e firmos ashtu siç e kanë këshilluar juristët”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje