
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur lidhur me situatën politike në vend. Ai u shpreh se është kundër koalicionit të mundshëm mes Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Murrizi tha se ata janë penduar për djegien e mandateve, teksa nuk kurseu as ofendimet për Berishën dhe Metën,
“Nuk e di, unë nuk shoh filxhan. Unë jam kundër koalicionit me LSI-në (Sot PL). Nëse mblidhen shumë arsye që PD-ja rrëshqet, siç bëri në 2019, iku dhe nuk jam rikthyer unë tek PD-ja, është rikthyer ajo tek unë… Sot pranojnë nëpër studio që bëmë gabim që dogjëm mandatet, këta dashnorët e mëdhenj të djegieve të mandateve.
Kanë tre vite që zihen si qen me njëri-tjetrin dhe janë kthyer në të dashuruar të rrëmbyer për mandate. Që thanë që ky e mbajti Ramën në pushtet, tani po del hapur se kush ka mbajtur njëri-tjetrin duke përmendur aferat, vilat dhe kafet njëri-tjetrit.
Në 2019 nuk kishte asnjë skandal, tani janë bërë skandalet mullar. Nëse ne themi do ta bënim PD-në konservatore, sot e kanë bërë konservë, nuk kam punë me konservat unë. Do të përpiqem mes një pushteti të pistë të konservave, të qelbanikëve, do të ruaj dinjitetin tim.
Do të bashkëpunoj me Myslim Murrizin dhe qytetarët. Me komunistë nuk shkoj, me ata që nuk e quajnë të rëndësishme familjen, që duan ta quajnë prindi 1 dhe prindi 2”, tha Murrizi për “TCH”.
Lini një Përgjigje