TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2025, 20:24

Situatë alarmante, rriten prurjet në lumin Vjosa; niveli shkon në 8.3 metra

Shkruar nga Pamfleti

Situatë alarmante, rriten prurjet në lumin Vjosa; niveli shkon në

Mbrëmjen e sotme prurjet në lumin Vjosa kanë vijuar me intensitet të lartë.

Mësohet shiriti matës i metrave që ndodhet në urën e vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, ç’ka tregon se niveli ka shkuar në 8.3 metra.

Situata vazhdon të jetë në alert, për shkak se zona rrezikon. Rreziku vazhdon për përmbytjen e tokave të tjera bujqësore, si dhe shtëpive e njësive të biznesit.

Ndërkohë niveli i Vjosës pak nga pak po mbulon dhe urën e vjetër të Mifolit duke u futur në pikën kritike.

Uji i lumit po shkon në nivel maksimal dhe pritet që të kaloj argjinaturën e Vjosës në vijimësi, nëse prurjet do të jenë të larta.

Lini një Përgjigje