TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2025, 16:08

Moti i keq, uji i rrëmbyeshëm prish këmbën e një ure në Elbasan; ndërpritet qarkullimi

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq, uji i rrëmbyeshëm prish këmbën e një ure

Sektori i Emergjencave Civile të Bashkisë Librazhd dhe salla operative e Komisariatit të Policisë Librazhd njoftojnë 2 probleme të shkaktuara së fundmi në këtë bashki nga moti i keq.

Në Njësinë Administrative Mirakë është shembur mbrojtja lumore e Hotel Ballkan, ndërsa në Njësisë Administrative Hotolisht, konkretisht fshati Xhyrë, është dëmtuar këmba e mesit e një ure Bailey dhe si pasojë është ndërprerë qarkullimi.

Pushteti lokal ka ngritur 2 grupe punë të inspektuar nga afër situata e krijuara.

Edhe në Gramsh raportohen për dëme të shkaktuara nga shiu i dendur, ku një gropë e madhe është krijuar pranë një ure.

Lini një Përgjigje