TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2025, 14:53

Akuzat e SPAK ndaj Ballukut, avokati Petraj: Shtyrja e një tenderi nuk përbën shkelje!

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat e SPAK ndaj Ballukut, avokati Petraj: Shtyrja e një tenderi nuk
Edmond Petraj

Avokati Edmond Petraj, foli lidhur me akuzat e SPAK ndaj zv.kryeminsitres Belinda Balluku. Ai e deklaroi se shtyrja e një tenderi apo pjesëmarrja më e gjerë në garën për një tender nuk përbën ndonjë shkelje. 

“Pasi merren komunikimet dhe printohen, mundohet të bëhet lidhja hap pas hapi, derisa të shkohet te elementi për çfarë është folur dhe çfarë ka ndodhur. Por, po të shikosh ato 48 faqe, jep vetëm pjesën e komunikimit, nuk jep pjesën kur del direkt zonja Balluku e përfshirë. Shtyrja e një tenderi nuk përbën ndonjë shkelje apo pjesëmarrja më e gjerë në garën për një tender. Me aq sa lexova unë, mbetet për t’u parë e gjithë situata dhe nuk më duket se ka pasur ndikim. Por, kjo do të shihet më tej, pasi të dalin edhe elementët e tjerë. Pjesa tjetër e metodave speciale të hetimit mund të jenë përgjime, video... Por, nëse do të kishte provë të fortë, të garantoj që Prokuroria e Posaçme do i drejtohej Kuvendit për një masë më të ashpër. Por, të garantoj që do të ndryshojë Kushtetuta dhe nuk do të futen më njerëz në burg pa prova”, u shpreh Petraj për "A2 Cnn".

Ndërsa avokati Përparim Çaça, tha se 'është për të ardhur keq që kemi njerëz që dënohen vetëm me një SMS'.

“Ka një farë abuzimi me pjesën e këtyre celularëve, mesazheve... Madje, po ju them që ka edhe shumë të dënuar vetëm nga këto komunikime. Nuk merren si indicie, më pas të kryqëzohen informacionet, që më pas të çojnë këto indicie te provat dhe në fund te fakti penal. Ky zinxhir nuk zbatohet gjithmonë. Është për të ardhur keq që kemi njerëz që dënohen vetëm me një SMS. Komunikimi është indicie, që duhet të verifikohet më pas. Nëse ti thua se “ditën e hënë që do të jetë tenderi, do ta fitojë filani” dhe të hënën një gjë e tillë ndodh, i bie që komunikimi telefonik realisht na ka çuar te prova. Por, nëse nuk na çon te prova ky komunikim, mbetet thjesht një indicie. Por, për fat të keq, gjykatat, që kanë mjetet për ta parë në vijimësi komunikimin, kanë abuzuar totalisht me këtë”, tha avokati.

“Gjëja e parë që bëhet sapo ndodh një arrest, është marrja e telefonit. Shkohet madje edhe në shtëpi për kontroll, pa mandat. Është bërë normale kjo. Në rastin e zonjës Balluku duhet parë në vazhdimësi. E gjitha kjo gjë e krijuar i ka ngelur në derë Gjykatës Kushtetuese, që do të duhet realisht të japë interpretim shterues në këtë rast”, shtoi avokati Përparim Çaça.

2 Komente

  1. M
    Munika

    Me nje fjale kemi hyre ne junten e prokuroreve qe po te vune ne shinjester, ka marre fund puna. Vecse... vendimi I Kushtetuses I cili pritet te jete ne favor te juntes, sic ish ai per Veliajn qe edhe e la ne detyre, por edhe ne burg, mund ti ngaterroje ca punet.

    1. E
      Ervehe

      Plasi Pamfleti per te mbrojtur Ballukun. Del dhe ky pseudo avokat me shkolle Kristali dhe e degradon ceshtjen sikur kjo bundra eshte marre e pandehur per shtyrje tenderi. Aman se na hapet barkun me keto arsyetime foshnjarake a thua se populli shqiptar ka lindur dje. Ky pseudo avokat kur eshte puna per Sali Berishen na theu ekranin qe duhet te burgoset( per te cilen nuk jam kundra), ndersa per kete bundren cau televizorin duke e justifikuar dhe minimizuar ceshtjen megjithese nuk mbulohen hajdutlleqet e saj.

      Lini një Përgjigje