Policia e Tiranës ka nisur hetimet dhe ka proceduar në gjendje të lirë Agron Shehajn dhe disa anëtarë të tjerë të Partisë “Mundësia”.
Ata janë proceduar nga policia, pasi akuzohen se kanë organizuar grumbullime dhe manifestime të paligjshme gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Sh, F. M, B. D, D. D, N. M dhe K. Xh, pasi mbasditën e djeshme, kanë organizuar grumbullime dhe manifestime të paligjshme.
Dje Partia Mundësia dhe kreu i saj Agron Shehaj kanë dalë në një protestë para Kryeministrisë, ku kërkojnë dorëheqjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur dy masa.
Në një prononcim për mediat Shehaj tha se ky moment është histork për vendin tonë, pasi për herë të parë të korruptuarit (i referohet Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama) janë mbyllur në kryeministri dhe po bëjnë plane për t’i shpëtuar drejtësisë.
“Moment historik për herë të parë të korruptuarit janë mbyllur në kryeministri dhe po bëjnë plane për ti shpëtuar drejtësisë. Kanë një hall të madh, pasi kapën Erion Velijan, Ahmetajn, tani kanë kapur Belinda Balluku. Dhe me Belinda Ballukun ndryshon gjithçka, sepse Balluku është zv.kryeministrja në detyrë, nuk e lëshojnë dot sepse pas Ballukut sigurisht do shkojnë te Edi Rama”, tha Shehaj.
Dakord se nuk duhet qe naivisht ti besojme asnje politikani, pra edhe Shej dhe partia e tij duhet mbajtur nen lluoen e drejtesiwe. Por ne gjithe kete llume hajduterive te Ripjelljeve PD e PS, ne tere kete bakerdi krimesh financiare e bixhetore, tani gjeten te sulmojne Shehajn. Kjo eshte veprim mafioz i nje shteti me sistem.mafioz. Ky sak si duket ndryshe perveçse kercenim direkt nga mafiozet politik te tashem te Tiranes zyrtare ndaj te giothe atyre qe guxojne te ngriten kunder ketij sistemi mafioz PD
Un nuk e di po mendoj se ky shehaj osht specjalist për vjedhje e mashtrime se ky lekt me vjedhje e mashtrime i ka bo dhe pa çen në politik ky po hyni në politik nuk mahet mo hiç se osht specjalist
Te lumte, ke mendjen me te ndritur ne bote.Vetem Mul Noka ta del ty.
Shpifsi A.SHehu duhet GJOBITUR ELNDË,pasi ka para të vjedhura popullit se nuk paguan TAKSAT,SIGURACIINET..dhe paguan sh.pakë punonjësit. Nëse nuk merrni masa...do JU SHTYP NON GRARTA