Është shtyrë sërish seanca për Alfred Belerin me datë 24 tetor dhe shkak për këtë është bërë zëvendësimi i gjyqtares Etleva Deda me Flora Hajredinaj.
Kjo e fundit kërkoi kohë të njihej me dosjen në ngarkim të Belerit e Pandeli Kokaveshit.
Beleri nuk ishte i pranishëm, ndërsa në seancë ishin prezent përfaqësues të ambasadës greke.
Prej 14 shtatorit, procesi për Fredi Belerin nuk është hapur ende. As SPAK dhe avokatët e Fredi Belerit nuk kanë dëgjuar provat e Prokurorisë nga njëra anë por dhe mbi pafajësinë që këmbëngul kryebashkiaku i Himarës, i zgjedhur por ende jo i betuar në detyrë.
Ai ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Lartë ku kërkon të betohet dhe të njihet dhe të shkojë në krye të detyrës.
Në shkallën e parë të Gjykatës së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të vendoset për kërkesën e Belerit për përjashtim e gjyqtares Etleva Deda, e cila është shprehur për një çështje tjetër të Belerit.
Seanca e kaluar dështoi edhe për shkak të kërkesave të gjyqtares Deda e cila kërkohej të largohej nga trupat gjyqësore.
Fredi Beleri akuzohet për korrupsion zgjedhor, ku pagoi një qytetar i cili dëshmoi se mori para dhe ia dha qytetarëve në këmbim të votave.
Beteja do të vazhdojë e fortë dhe nën syrin e diplomacisë grekëve që kanë qenë të pranishëm në çdo seancë.
Lini një Përgjigje