TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2023, 13:52

Spartak Ngjela: Kurti t'i tregojë vendin Serbisë, të mos ulet me Vuçiçin pa u ndëshkuar

Shkruar nga Pamfleti

Spartak Ngjela: Kurti t'i tregojë vendin Serbisë, të mos

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit i cili u mbajt për herë të parë ditën e djeshme në Tiranë.

I pyetur se si e shikon dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se nëse Kurti ulet në bisedime ai tradhton vendin e tij, pasi Serbia duhet fillimisht të mbajë përgjegjësi për sulmin me armë në 24 shtator.

“Nuk bëhen bisedime. Nëse Kurti ulet në bisedime tradhton Kosovën. Ai ka sulmuar. Sulmi është dëm, dëm moral dhe material. Kurti duhet të nxjerrë faturën. Të thotë kaq është dëmi që i keni shkaktuar Kosovës, paguani 4 miliardë dollarë e pastaj fillojmë lojën. Ata sulmuan me armë. Çfarë do tallet me popullin e vetë Kurti?”, tha Spartak Ngjela për “Euronews Albania”.

Kujtojmë se, ditën e djeshme kryeministri Albin Kurti, para nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit është takuar me deputetin gjerman, Michael Roth. Në këtë takim u diskutua rreth situatës aktuale në Kosovë dhe procesin e dialogut. Sa i përket dialogut, Kurti u shpreh se ai nuk mund të vazhdojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Në fjalën e tij përpara liderëve të Bashkimit Europian, por edhe Ballkanit Perëndimor mes tyre edhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, Kurti përçoi mesazhe të forta duke thënë se Kosova ende kërcënohet me pushtim nga Serbia dhe sipas tij, mjafton ky fakt që Samiti të mos vazhdojë punën si zakonisht.

“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga oficerët tanë të policisë u vra, por autorët ende enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i urryer i sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme.

Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim dhe municione të sofistikuara të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vjet pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me pushtim nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një veprim i tillë nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar”, tha Kurti.

Ai u shpreh se Presidenti serb është i zënë në Kinë, teksa shtoi se kryeministres Brnabiç i ka kërkuar që të nënshkruajnë marrëveshjen, por ajo nuk ka pranuar.

spartak ngjela kurti vucic

Lini një Përgjigje