TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2023, 10:50

Pas Mjekësisë, studentët e Filologjikut dalin në protestë:Qeveria na gënjeu, uli shumën e bursës

Shkruar nga Pamfleti

Pas Mjekësisë, studentët e Filologjikut dalin në

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjikut kanë protestuar këtë të martë përpara ambienteve të këtij institucioni.

Ata akuzojnë qeverinë se nuk i është përmbajtur kontratës në të cilën thuhet se për çdo studenti të lëndëve prioritare do t’i jepej bursë shuma 40 mijë lekë, por sipas tyre kjo shifër është reduktuar.

Një tjetër kusht me të cilët studentët nuk janë dakord është kontrata, e cila parashikon se në rast se deri në 6 vjet studentët e lëndëve prioritare nuk e kanë gjetur një vend pune atëherë kanë të drejtën të tërheqin diplomën. Studentët thonë se kjo kontratë nuk u jep siguri.

Gjithashtu një kusht tjetër është ai se maturantët që do të studiojnë në programe prioritare mund të mbështeten financiarisht gjatë gjithë viteve akademike, por me kusht që pas diplomimit të punojnë tre vite në Shqipëri.

“Ne kemi vendosur të protestojmë për arsyen e kushteve që nuk janë mbajtur në fillim. Ne na është thënë që studentët pavarësisht mesatares për degët që vlerësohen si prioritare do të marrin 40 mijë lekë të reja, por kjo nuk është dhënë. Pjesa tjetër është kontrata, për 3 vite për të punuar në Shqipëri, po pse studenti duhet të firmosë patjetër një kontratë sepse përderisa është në degët prioritare dhe ne e dimë për shembull që do kontribuojmë për vendin tonë, pse duhet të firmosim një kontratë, ndërkohë që nga 3 vite që kishin thënë tani e kanë bërë 6. Studentët pretendojnë se paga do ju jepet nëse kanë mesatare mbi 9.5 qe shumica thonë nuk e kanë, do duhet që njëjtë si mjekësia të qëndrojmë 6 vite pas studimeve te mos kenë mundësi të marrin diplomën. Nga këto 6 vite, vetëm për 3 ju mundësohet punë”– tha studentja për mediat.

Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, maturantët që do të studiojnë në programe prioritare mund të mbështeten financiarisht gjatë gjithë viteve akademike por me kusht që pas diplomimit të punojnë tre vite në Shqipëri. Studentët që duan të ndjekin këto programe prioritare mund të marrin bursë mujore sa paga minimale që është 40 mijë lekë në muaj me kusht, që të firmosin kontratën.

studentët e filologjikut dalin në protestë

Lini një Përgjigje