Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ish-presidentin e Republikës dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shtyrë. Seanca e radhës në GJKKO është caktuar për datën 29 janar, ku pritet të vijojë shqyrtimi i çështjes dhe të dëgjohen palët në proces.
Gjatë seancës së sotme, prokurorët lexuan një pjesë të parashtrimeve të tyre, ndërsa procesi u shoqërua edhe me debate mes palëve lidhur me provat e paraqitura në dosje.
Pas përfundimit të seancës, avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi për mediat se ajo që u paraqit sot në sallë vërteton, sipas tij, se akuza nuk qëndron. Ai theksoi se beteja ligjore vijon dhe se mbrojtja mbetet e vendosur për ta çuar çështjen deri në fund.
“Gjatë seancës u vërtetua se akuza nuk qëndron. Beteja mbetet e hapur. Ne do të takohemi në datën 29. Shpresojmë që të jetë një seancë vendimtare dhe më pas radhën do ta kenë avokatët për të paraqitur parashtrimet tona”, u shpreh Cakrani.
Lini një Përgjigje