Ky është Blloku i lajmeve nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK, përballë akuzave për shkelje milionëshe në tendera rrugësh, një çështje që ka ngjallur shqetësime për procedurat e prokurimeve publike.
Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur më 21 Janar 2011, rrëfen tmerrin e asaj dite: ‘Të gjithë gardistët qëlluan!’, dhe shton se prokuroria nuk ka asnjë të akuzuar real.
Në Durrës, Petrit Qoli jep dëshminë e tij për vrasjen e Ervis Dedës dhe të nënës së tij, Fatmira Deda, duke zbardhur detaje të konfliktit të përgjakshëm rreth një karburanti dhe marrëdhënieve të komplikuara mes familjeve.
Ndërkohë, gjakmarrja shqiptare shkon përtej kufijve – atentati ndaj biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 po hetohet nga autoritetet britanike, me ekstradimin e autorëve të dyshuar që mund të rikthejë drejtësinë në vend.
Operacionet e policisë në Tiranë goditën bandat e drogës dhe lojërave të fatit. Ekstazi, kokaina dhe kanabisi 4 persona në pranga, 3 në kërkim, një tjetër shpëtoi arrestimit.
Ndërsa në Durrës, pesë persona mbeten të plagosur në një aksident rrugor, një shofer arrestohet si shkaktar i përplasjes.
Moti ekstrem në Greqi shkaktoi vdekjen e një gruaje dhe një roje bregdetare, duke lënë pas përmbytje dhe dëme të mëdha materiale.
Lini një Përgjigje