TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2026, 12:50

Trafik droge dhe grup kriminal, Apeli lë në fuqi dënimin me 10 vite burg për Robert Myftarin

Shkruar nga Pamfleti

Trafik droge dhe grup kriminal, Apeli lë në fuqi dënimin me 10

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që lë në burg Robert Myftarin. Ky i fundit është i dënuar me 10 vite burg për për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Myftari u arrestua në Rinas më 23 shtator 2025, pasi u shpall në kërkim nga SPAK, së bashku me të tjerë, për dosjen “Shpirti” i zhvilluar më korrik të 2021-it.

Në grupin e akuzuar nga SPAK, ishin edhe pesë funksionarë publik, përfshirë prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre.

Njoftimi i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Dhimitër Lara (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 22.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13/78 akti, datë 24.12.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit R.M., ndaj vendimit nr. 64, datë 17.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, parashikuar nga neni 183/a1 e 22, 23, 27, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

- Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit R.M. me një dënim të vetëm, prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

- Vuajtja e dënimit për të pandehurin R.M. fillon nga dita e arrestimit të tij për efekt të këtij procedimi.

- Në aplikim të nenit 15 të Ligjit nr.81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri R.M. ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

- Në mbështetje të nenit 36 pika 1, gërma “b” të Kodit Penal, 190/1 gërma “a” të K.Pr.Penale, mjeti lundrues, tip gomone, me emrin “****”, nr.regjistri ****, në emër të shtetasit R.M., i sekuestruar në nëntor 2015 nga policia shqiptare me ngarkesën rreth 800 kg lëndë narkotike e më pas është regjistruar në emër të shtetasit M.D., djali i të bashkëpandehurit I.D., të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit R.M.

- Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

vendosi:

- Lënien në fuqi të vendimit nr. 64, datë 17.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së

Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel i ngarkohen apeluesit.

U shpall në Tiranë, më datë 22.01.2026

Trafik droge dhe grup kriminal, Apeli lë në fuqi dënimin me 10

Lini një Përgjigje