TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2024, 08:50

Shtohen të prekurit nga “Ethet e Nilit”, konfirmohen 3 raste në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen të prekurit nga “Ethet e Nilit”, konfirmohen 3 raste

Tre raste të reja janë konfirmuar me virusin Ethet e Nilit, duke e çuar në pesë numrin e të prekurve në qarkun e Elbasanit.

Tre rastet e fundit janë konfirmuar konkretisht: Në Cerrik, një 84-vjeçar; në Paper një-73-vjeçar dhe në Tregan një 60-vjeçar.

Te prekurit po ndiqen nga specialistë të ISHP, ku deri tani gjendja e tyre shëndetësore paraqitet stabël, pa rrezik për jetën.

Dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë. Aktualisht të dy të shëruar.

Institucionet e shëndetit publik dhe ato vendore kanë marrë masa për dezinfektimet e zonave të prekura.

Lini një Përgjigje