TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2024, 22:49

Skandal në Thumanë, edhe policët 'të dhunshëm' si Altin Qato, shtrijnë përtokë protestuesit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Thumanë, edhe policët 'të

Banorët e rrethit të Krujës kanë vazhduar protestën e tyre edhe pasditen e sotme, duke kërkuar hyrje-dalje në autostradë.

Por ndërsa protestuesit vazhdonin protestën, policia ka ndërhyrë barbarisht ndaj tyre në tentativë për të liruar autostradën për shoferët.

Në videon e siguruar, pamjet janë të frikshme, ku policët ndjekin shembullin e Altin Qatos, drejtorit të rrugores i cili pak javë më parë u shfaq duke e liruar trafikun me shpulla ndaj këtyre banorëve. Këtë herë policët shtyjnë me forcë banorët derisa i rrëzojnë përdhe.

Vetë banorët thanë sot se do ta çojnë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë.

Një nga protestuesit në fjalën e tij tha se banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe të Thumanës do reagojnë, deri në plotësimin e kushtit të tyre, pasjen e dalje-hyrjeve në rrugën kryesore.

 

Lini një Përgjigje