TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2024, 07:51

“U prehsh në paqe engjëll me sytë e bukur”/ Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja në Berat, kolegët prekin me reagimin

Shkruar nga Pamfleti

“U prehsh në paqe engjëll me sytë e bukur”/ Ndahet

Një infermiere e Spitalit Rajonal të Beratit është ndarë nga jeta në moshë të re. Anxhela Isufaj, 31 vjeçe, me profesion infermiere në këtë spital ka ndërruar jetë pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka dhënë vetë spitali i Beratit, teksa ka pasur dhe një reagim nga ana e Shoqatës së infermierëve.

Sot u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme infermierja jonë e dashur Anxhela Isufaj. Ajo ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë, por që fati e deshi të largohej në mënyrë të trishtë dhe në moshë fare të re. Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë për kolegët e saj dhe gjithë stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe “Angel”  me sytë e bukur!!!

Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në reagim.

Lini një Përgjigje