TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2024, 07:46

Shtimi i rasteve me fruth, epidemiologu: Në Shqipëri ka mos vaksinim masiv

Shkruar nga Pamfleti

Shtimi i rasteve me fruth, epidemiologu: Në Shqipëri ka mos vaksinim

Epidemiolog Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e virozave në vend.

I pyetur se a duhet të shqetësohemi për shtimin e rasteve me fruth te fëmijët, Alimehmeti theksoi se kjo gjendje vjen për shkak të mosvaksinimit.

Ai bëri apel për më shumë vaksinim, pasi sipas tij kjo sëmundje është në dorë të njeriut për tu zhdukur totalisht.

“Në fakt ne këtu nuk duhet të flasim për shtim rastesh, ne duhet të flasim për shfaqje rastesh, pasi ne këtë e kemi pasur nën kontroll totalisht si sëmundje, si popullatë. Kur flas si popullatë nuk kam parasysh vetëm brenda Shqipërisë, por në të gjithë kontinentin. Fatkeqësisht me rënien e shifrave të vaksinimit ndaj fruthit, kjo situatë është rishfaqur, ne e quajmë sëmundje riemergjente. Teorikisht ne kemi në dorë që fruthin ta zhdukim, ta heqim fare, mos kemi raste fare. Fakti që ne kemi raste do të thotë dështim sa i përket vaksinimit kolektiv. Ne këtë e dimë pasi kemi shumë vite që shohim shifra në rënie prej vitit 2018-të. Në vitin 2018-të ne kemi raportuar 2466 raste me fruth, po të shikosh raportet zyrtare sa herë raportojmë ka gjithmonë e më shumë, pra nuk është diçka e panjohur. Në gusht të vitit 2019-ës na është statusi i vendit pa fruth nga OBSH-ja, jo vetëm neve, por edhe Greqisë, edhe Republikës Çeke dhe Britanisë së Madhe.

Pra është një çështje shumë më e gjerë dhe fatkeqësisht kemi të bëjmë me virusin më të transmetueshëm që ne njohim në historinë tonë të njerëzimit. Ne kemi krejtësisht në dorë ta zhdukim. Nëse këto ritme vaksinimi do të vazhdojnë në këto ujëra vit pas viti do të kemi problematikë më të madhe. Ju kujtoj të dhënat e OBSH për rajonin në Europë në 2022 ka pasur 922 raste të raportuara, në 2023 ka pasur 4220 pra direkt rritje me 45-fish brenda një viti diellor. Të jemi konkretë është një situatë që ka tendencë të agravohet vit pas viti për shkak të këtij numri vaksinimi”, tha Alimehmeti për “Vizion Plus”.

Lini një Përgjigje