
Gazetari Sokol Bregu ka folur për hetimet që po zhvillohen në Greqi lidhur me bisedat e SKY ECC, ku evidentohen edhe shqiptarë.
Sokol Bregu bëri një përshkrim të aktiviteteve kriminale ku janë të përfshirë më së shumti shqiptarët dhe luftën e tyre për të rritur kontrollin mbi tregun e kokainës. Ai tha se grupet kriminale shqiptare duan të dominojnë tregun e kokainës.
Sipas tij, shqiptarët fusin diku te dhjetë ton kokainë në vit në Greqi që e llogarisin me 500 milion euro, të gjithë këto. Ata kontrollojnë edhe shumë shtëpi publike atje kanë përfitime të mëdha.
"Jo se Greqia nuk kishte pasur më parë përgjime, se vajtën në Greqi dhe pastaj i kishin ardhur dhe Shqipërisë. Kjo lidhej me hetimet e policisë greke për një grup që dyshohej se kishte shkaktuar katër të vrarë, në vende publike, që kishin krijuar terror në Greqi, dy gjatë vitit 2021 dhe pastaj dy të rinj në dhjetor 2022. Të treja si vrasje kishin ndodhur në vende publike.
Në këtë moment nisi një hetim dhe të katër viktimat kishin një lidhje me njëri tjetrin. Filloi një hetim për të gjetur për çfarë bëhej fjalë. Këtu pas dy vite hetime, u kërkua edhe në Encrochat dhe SKY ECC, për të parë se çfarë kishin shkëmbyer në atë kohë me njëri tjetrin, për të dalë në përfundim. Ky grup që kishte shkaktuar këto vrasje, më vonë sollën edhe një sërë vrasjesh në Shqipëri, si ajo e shpërthimit këtu në afërsi të TEG, ka sjellë vrasjen e një biznesmeni në Tiranë, vrasjen e rëndë në Tepelenë. Kanë një lidhje të gjitha me njëra tjetrën.
Të ngelemi te ajo që Greqia ishte e interesuar dhe çfarë doli. Të gjitha lidheshin me trafikun e madh të drogës, ku shqiptarët po kërkojnë një dominancë në tregun e kokainës. Shqiptarët kanë një përqindje 31% e kanabis sativa, e grupeve shqiptare. 24% e heroinës dhe një përqindje shumë e vogël që nuk shkon në 5% është e bandave shqiptare. Shqiptarët fusin diku te dhjetë ton kokainë në vit në Greqi që e llogarisin me 500 milion euro, të gjithë këto.
Shqiptarët kontrollojnë edhe shumë shtëpi publike atje që kanë para të madhe dhe ka pasur edhe vrasje në qendër të Athinës të shqiptarëve, por ai është hetim tjetër.
Ky ishte hetim për trafikun e drogës. Edhe ata i kishte prekur policia si në Shqipëri. Dolën policë burgjesh, histori të tjera. I gjithë hetimi, që nuk ka mbaruar, por ka dalë copa copa, lidhet me një bandë që Greqia e kishte shpartalluar në vitin 2004-2008 dhe e kishte futur në burg shumicën e tyre, por nga burgu kishin porositur 11 vrasje, mes të cilëve dy ishin avokatë grekë.
Ky hetim vazhdon dhe gjithçka ishte mbi trafikun e drogës. Nuk do të futesha në emra me detaje, sepse aty ka, në një moment thotë Alket L. në një moment emër tjetër, nuk do futesha sepse edhe ata i kanë me iniciale se kush janë personazhet e krimit brenda në burg. Por, po marr atë që kam lexuar në përgjithësi dhe mediat e kanë sjellë me shqetësim të madh. Policia greke po kërkon patjetër të godasë grupet shqiptare të kokainës", tha Bregu për “TPZ”.
Lini një Përgjigje