TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2024, 22:21

“Kurti, më i panjollosuri", Nesho: E ekzagjëruar qëllimisht para zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

“Kurti, më i panjollosuri", Nesho: E ekzagjëruar

Diplomati Agim Nesho tha se masa e Prokurorisë Speciale për të thirrur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të dëshmuar për një çështje të një vartësi të tij, ndoshta është pak e tepruar në këtë moment parazgjedhor.

Ai tha se deri më sot Kurti është njeriu më i panjollosur nga korrupsioni në Kosovë. Agim Nesho u shpreh se për qeveritë e mëparshme ka dëgjuar se brenda kabinetit gatuanin edhe gjysmë kau për persona të tjerë, si dhe blinin toka me nga 2 ose 3 dollarë.

“Në fakt Kurti është njeriu i njohur si më i panjollosuri krahasuar me administratat e mëparshme. Kam dëgjuar gjëra nga më të habitshmet, ku deri në kuzhinë brenda institucioneve qeveritare ku një gjysmë kau gatuhej për të tjerët, ku bliheshin tokat nga autoritetet kryesore nga 2 dollarë e 3 dollarë. Për Kurtin nuk e kemi dëgjuar këtë gjë.

Ndërsa për çështjen konkrete, është një hetim që bëhet ndaj një anëtari të qeverisë, ku duan të marrin në kushtet e dëshmitarit edhe kryeministrit. Kjo bëhet para situatës zgjedhore. Ka shumë segmente, dihet jeta politike, dhe ne shqiptarët kemi qejf që të vëmë gishtin se kundërshtari politik është i korruptuar.

Nëse argumenti i thirrjes së kryeministrit është thjeshtë një evidentim faktesh, mund të ishte gjetur një zgjidhje. Në kushtet e bëra, ndoshta do të tregojë se masa që kanë marrë është shumë më tepër se një masë për bashkëpunim”, tha Nesho për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje