TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2024, 22:06

Kreshnik Spahiu: Përplasja mes Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë e motivuar politikisht

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Përplasja mes Kushtetueses dhe Gjykatës së

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me përplasjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë lidhur me mandatin e Holta Zaçajt.

Ai tha se kjo krizë është rasti më i paprecedent në historinë e Shqipërisë. Spahiu i shikon si përpjekje për të zëvendësuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe disa anëtarë të tjerë.

“Me gjithë debatin që po ndodh. Të gjithë në fakt kanë një të përbashkët, që në vetvete ka një vullnet dytësor që të zëvendësojë anëtarët e GJK dhe kryetaren. Nëse ndryshohet kryetarja e GJK dhe hiqet para afatit e njëjta praktikë do ndiqet dhe për 3 të tjerë Toskën, Becin, Bejtja. Shkon efekti zinxhir. Toska dhe Beci shkojnë me të njëjtën praktikë si Zaçaj. Nuk shtrohet fjala për një njeri apo 6 muaj mandat”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Juristi paralajmëron një efekt zinxhir nëse kjo ndodh, duke theksuar se veprimet janë të motivuara politikisht dhe të lidhura me konjuktura brenda llojit.

“Kur thuhet 2028, pyetja është që në 20208 punon apo nuk punon. Për të gjithë injorantët kur përfshihet viti ushtrohet detyra dhe nuk mbaron. Përfshihet brenda ushtrimit të detyrës. Kjo nuk është zëvendësuese e Tushes, nuk ka marrë mandatin e saj. Nxitimi është për dhjetëra arsye. Nuk ka ambasador amerikane. Janë para zgjedhjeve. Këtu kemi një deklaratë ku konsiderohet GJK para 10 ditës gjykatë naziste dhe Zaçaj drejtuar puç shteti, deklaratë e kryetarit të opozitës. Këtu ka absolutisht bashkim interesash politik dhe konjukturave brenda llojit”, u shpreh ai.

Spahiu theksoi ndikimin e drejtpërdrejtë të SHBA-së në drejtësi dhe e quan përpjekjen për të larguar Zaçajn si një akt politik që ka hapësira ligjore për t’u sfiduar. Ndërkohë, ai kritikon edhe deklaratat ekstreme që kanë etiketuar Gjykatën Kushtetuese si "naziste" dhe e sheh këtë situatë si një bashkim interesash politike.

'E di nga ka ardhur Zaçaj? Nga SHBA. Në Shqipëri Boston dhe SHBA më të rëndësishme se hëna. SHBA kanë ndikim të drejtpërdrejtë në drejtësi, këta po shfrytëzojnë një vakuum. Holta Zaçaj po hiqet për shkak të një vullneti politik. Hapësira ligjore ka shumë”, përfundoi juristi Kreshnik Spahiu.

Lini një Përgjigje