TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2024, 21:27

Partitë e reja dhe gara për fitore në zgjedhjet 2025, Fevziu tregon se cili prej tyre është bindës!

Shkruar nga Pamfleti

Partitë e reja dhe gara për fitore në zgjedhjet 2025, Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu ka folur lidhur me krijimin e partive të reja dhe garën e tyre në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Fevziu tha se ky është një moment i mirë për partitë e reja ndërsa shton se varët nga ata sesa vota do mund të sigurojnë. Gazetari shton se për të bindës është kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori.

“Arlind Qori e kam thënë, më duket bindës në argumentet që ka edhe pse jam kundër argumenteve të tij sepse i shoh shumë të majta. Kam bindjen se majtizmi i krijoi një problem të madh edhe Europës aktuale. Ndërkohë që gjithsesi kam respekt për Arlind Qorin dhe mënyrën si ai flet. Është nga të paktët që jeton ashtu siç flet. Agron Shehaj ka një karrierë politike, po tenton”, tha Fezviu për “TPZ”.

Ylli Rakipi: Por këta hajdutë nuk janë Fevzo.

Blendi Fevziu: Askush nuk ka qenë hajdut kur ka nisur politikën. Madje disa nga më të vjetrit fare, që mbani mend, kanë vdekur ca dhe jetojnë në apartamentet e kohës së komunizmit. Ndërkohë që ke të rinj me 4-5 vjet në politikë, që janë hajdutë par excellent.

Ylli Rakipi: Po Dash Shehi përshembull, e çuam njëherë në shtëpi, e kishte shtëpinë në një pallat shumë të vjetër.

Blendi Fevziu: Ju kujtohet Tomorr Malasi? Vdiq në të njëjtin apartament ku u fut në politikë. Kështu që nuk duhen njollosur të gjithë. Ndërsa këta, është momenti më i mirë për partitë e reja. Këta kanë një mundësi, që ka një boshllëk politik, ka një krizë, ka një lodhje. Rama ka 12 vjet, do të bëjë 16 vjet. Berisha ka një jetë. Pra këta e kanë shansin. A marrin vota? Ç’të të them unë…

 

Lini një Përgjigje