TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2024, 16:03

Kur do të hetohen emrat e ngelur në vetting? Altin Dumani: Procesi i rivlerësimit i ndarë nga procedura penale

Shkruar nga Pamfleti

Kur do të hetohen emrat e ngelur në vetting? Altin Dumani: Procesi i

Kreu i SPAK Altin Dumani e ka cilësuar vettingun dhe rezultatin e këtij procesi, si të ndarë nga procedura penale.

Gjatë fjalës së tij nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP), Dumani tha se megjithë rezultatet, vettingu përbën ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët.

“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të ketë angazhim të madh në përfaqësimin e këtyre çështjeve. Procesi i vettingut dhe rezultati i saj është i ndarë nga procedura penale. Procesi i vettingut, përbën ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo sfidë bëhet me e ndjeshme, me punën e tyre të përditshme”, tha kreu i Prokurorisë së Posaçme Dumani.

Altin Dumani u shpreh gjithashtu se reforma në drejtësi ka dhënë frytet e saj. Sipas kreut të SPAK është goditur pandëshkueshmëria dhe mendësia e vjetër.

“Është kënaqësi të ndaj disa referimet për disa procese të rëndësishme që i dhanë formë reformës. Për një demokraci më të fortë për të bërë të sigurt rrugën në BE. 7 vite nuk janë pak reforma ishte transformuese duke përshkruar një proces gjithëpërfshirës me të vetmin qëllim për ti sjell vendit sistem drejtësie profesional, me integritet me gjithçka tu kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze. KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj.

SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën muret e drejtësisë së re. Institucionet do luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po goditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do i kalojnë SPAK. Parashikohet që drejtuesi do ketë një angazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit”, u shpreh Dumani.

Lini një Përgjigje