
Këngëtarja e madhe Alida Hisku ka reaguar ndaj videos virale të koleges së saj, Parashqevi Simaku, e cila tregonte për sfidat ekonomike që po përjeton në SHBA.
Përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale, Hisku ka shprehur keqardhje të thellë për gjendjen e Simakut dhe ka bërë thirrje për mbështetje dhe ndërgjegjësim. Në reagimin e saj, Hisku propozon që Parashqevisë t’i lidhet një pension artistik, ashtu siç e parashikon dhe ligji shqiptar, edhe pse jeton në SHBA.
Hisku ka apeluar gjithashtu që të ndalet përhapja e videove që mund të ndikojnë negativisht në imazhin dhe dinjitetin e Simakut.
"E ndjej thellë në shpirt gjendjen e Koleges sime, duke vërtetuar se Emigracioni sjell edhe viktima kudo. Mendoj dhe propozoj që Parashqevisë ti lidhet një Pension Artistik,... siç e permanent dhe Ligji Shqiptar, edhe pse jeton në USA. Dëshiroj të mos komentohet keq dhe të mos përhapen me video të tilla në rrjetet e internetit,.. sepse dëmtojmë njëri-tjetrin me negativitete tona Ju uroj shëndet Ty dhe jetëgjatësi Parashqevi Simakut, Respekt", shkroi Hisku në një koment në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje