TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2024, 13:44

Çmimi i SHBA për Dumanin, Murrizi: Qesharak, kreu i SPAK ka dy standarte për një fenomen!

Shkruar nga Pamfleti
Çmimi i SHBA për Dumanin, Murrizi: Qesharak, kreu i SPAK ka dy
Myslim Murrizi

Ish-deputeti Myslim Murrizi lidhur me çmimin që DASH i dha Altin Dumanit si 1 nga 10 kampionët në luftën kundër korrupsionit në botë.

“Dumani ka kërkuar të jetë në SPAK 18 vjet, nuk është pak koha 9 vjeçare për të luftuar korrupsionin, aq sa e ka gjykata e Lartë dhe Kushtetuese. Dumani ka 2 vjet në krye të SPAK-ut si shef por në 20 prokurorë që janë në SPAK, unë nuk ndaj të njëjtën konsideratë për të gjithë.

Sa i përket çmimit që mori Dumani është qesharak. Qesharak është dhe fakti se kush e ka dhënë këtë çmim pra, sekretari i shteti Antony Blinken”, tha Murrizi për “Euronews Albania”.

Ndër të tjera, ai bën një krahasim të dhënies së çmimit ndaj Dumanit me fillesat e Berishës si një kryeministër.

“Kjo më kujton siç ishte Berisha kryeministër nga korriku i 2013 deri në shtator kur do vinte Edi Rama. Ngopen me dekorata ndërkohë që ka tre lufta në këmbë përveç Sirisë. Dumani nëse sillet për të njëjtin fenomen jo me dy standarte, do ta ketë dekoratën këtu, te shqiptarët dhe jo nga Blinken”, përfundon Myslim Murrizi.

 

spak dash myslim murrizi

Lini një Përgjigje