TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2024, 18:21

Genc Gjokutaj tregon të fshehtat e seancës së sotme për Berishën, sinjalizon se do të kemi një gjyq maratonë

Shkruar nga Pamfleti

Genc Gjokutaj tregon të fshehtat e seancës së sotme për

Avokati Genc Gjokutaj, foli për seancën e sotme të gjyqit paraprak në GJKKO ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, ku organi i akuzës lexoi pretendimet ndaj kryedemokratit dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi për dosjen ‘Partizani’.

Seanca u shty për në datë 6 janar 2025, ku avokatët e zotit Berisha do të parashtrojë mbrojtjen e tyre përpara gjyqates, ku sipas tyre nuk ka as prova dhe as fakte që të provohen akuzat e SPAK ndaj liderit të opozitës.

Sipas Gjokutaj, e gjitha kjo është një proces farsë dhe maratonë, pasi motivimi politik i kësaj çështje kërkon dhe kohëzgjatjen e saj deri në limitet që t’ja arrijë qëllimit për ata që e krijuan këtë çështje, kryeministri me gjithë shpurën e tij.

Gjithashtu Gjokutaj theksoi se sot prokurori bëri një përmbledhje të rezultateve të hetimit paraprak dhe rezultoi një skenar që nuk ka lidhje as me prova as me indicie.

I kërkuam prokurorit të mos zgjatej në ujëra dhe në ato të cilat ne i dinim, por ne kishim si kërkesë që ato që prokurori i quan fakte, t’i kishte në funksion të sqarimit cili është fakti penal në rastin konkret. Prokurori ka detyrë të shpjegojë faktin penal provat rrethanat që e mbështesin atë’, u shpreh Gjokutaj në “Syri Tv”.

Ndërkohë, sipas avokatit, prokurori duhet të bënte një ndarje të provave sipas personave pasi nuk mund të ketë përgjegjësi individuale dhe nga ana tjetër të ketë prova të përgjithshme.

Gjokutaj: Ne sot ishim në njërën nga seancat e këtij procesi edhe farsë edhe maratonë. Kësaj radhe motivimi politik i kësaj çështje kërkon dhe kohëzgjatjen e saj deri në limitet që t’ja arrijë qëllimit për ata që e krijuan këtë çështje, kryeministri me gjithë shpurën e tij. Sigurisht që ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që ky proces të eci në afate normale, në afate procedurale, zbardhjet e vendimeve të jenë në afate të arsyeshme dhe sa më shpejtë të jetë e mundur, sa i përket dhe kufizimit të lirisë si të zotit Berisha dhe zotit Malltezi.

Sot ishte një nga seancat, seanca ku u hap shqyrtimi gjyqësor mbas njohjen me një dyzinë letrash sepse ato nuk janë akte procedurale pasi janë të pavfleshme të falsifikuara, ka akte ekspertimi nga ekspertë të pabetuar dhe të pakomunikuar neve si palë.

Sot procedura penale siç e parashikon, prokurori bën një përmbledhje të rezultateve të hetimit paraprak dhe një gjë e tillë ndodhi dhe në fund të seancës pati një debat në lidhje me mënyrën e konceptimit, sepse prokurori përvçse se vjershë siç e kam quajtur unë, pasi e kanë mësuar përmendësh si vjershë, një skenarë që nuk ka lidhje as me prova as me indicie.

I kërkuam prokurorit të mos zgjatej në ujëra dhe në ato të cilat ne i dinim, por ne kishim si kërkesë që ato që prokurori i quan fakte, t’i kishte në funksion të sqarimit cili është fakti penal në rastin konkret. Prokurori ka detyrë të shpjegojë faktin penal provat rrethanat që e mbështesin atë.

Pyetja fillon nga fundi, a kemi dëm apo pasojë. Nuk mund të ketë një krim apo një vepër penale pa pasur një dëm një pasojë dhe ne këtë i kërkuam. Cila është pasoja, kush e ka shkaktuar, cilat janë veprimet që e kanë sjellë nëse ka një pasojë dhe faktin penal bashkë me provat.

Dhe e di se çfarë bëri prokurori? Bëri parashtrimin e tij, atë që mendonte dhe në fund tha që provat ishin ‘rifuxho’, të gjitha për të gjithë, nuk kishte të ndara që filan subjekt, zoti Berisha akuzohet për këtë punë dhe ne kemi këto prova me të cilat mbështesim akuzën ndaj tij, subjekti tjetër Jamarbër Malltezi etj. etj. pra të bënte një ndarje të provave sipas personave pasi nuk mund të ketë përgjegjësi individuale dhe nga ana tjetër të ketë prova të përgjithshme.

Lini një Përgjigje