TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2024, 21:17

"Gjykatës dhe magjistratë që dalin në përgjime", Lavdrim Lita: SPAK po kopsit çështje të "nxehta"

Shkruar nga Pamfleti

"Gjykatës dhe magjistratë që dalin në

Analisti Lavdrim Lita tha se ka sinjale që gjykatës dhe magjistratë janë të përfshirë në komunikimet e aplikacioneve të ekriptuara.

Ai shprehet se SPAK po mundohet të mbajë mbi shpinë të gjitha çështjet dhe të kopsitë mirë dosjet.

“Kemi sinjali që ka gjykatës dhe magjistratë të përfshira në komunikimet e aplikacioneve të ekriptuara. Kërkohet më shumë staf për të luftuar gjithë këtë strukturë. SPAK po mundohet që të mbajë mbi shpinë të gjitha çështjet. SPAK ka marrë shumë kohë me disa dosje sepse do t’i kopsitë mirë për të mos ia kthyer gjykata.

Dumani ka 20 vite në sistem dhe kanë pasur vetëm nevojë për mbështetje. Mendoj se ekspozimi është shumë i madh. Në çdo bisedë SPAK bëhet temë bisede. Është një fenomen që është kaluar nga shumë vende, ku drejtësia i është mbivendosur politikës. Shqiptarët tashmë duan drejtësi dhe prandaj institucionet e drejtësisë janë shumë të pëlqyeshme”, tha Lita për “Ora News”.

Lini një Përgjigje