TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2026, 22:57

Shqipëria shpalli Iranin shtet terrorist, Robelli: Pjesë e një serviliteti që askush nuk po e kërkon

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria shpalli Iranin shtet terrorist, Robelli: Pjesë e një
Shqipëria shpall Iranin si shtet që financon terrorizmin

Gazetari Enver Robelli, ka kritikuar rezolutën e miratuar në Parlamentin e Shqipërisë, e cila shpall Iranin si shtet që financon terrorizmin, duke e cilësuar atë si një akt pa ndikim real dhe pjesë të një “servilizmi të panevojshëm”.

Sipas Robellit, rezoluta është miratuar me lehtësi nga shumica parlamentare, ndërsa mungon konsensusi për çështje të tjera me rëndësi, siç është një rezolutë për Srebrenicën. Ai theksoi se kjo tregon një standard të dyfishtë në vendimmarrje dhe mungesë debati real politik.

Me çfarë lehtësie krijohet një shumicë në Parlamentin e Shqipërisë për të miratuar një rezolutë që në fund të fundit nuk ka ndonjë efekt të madh, të jemi shumë realist, dhe në anën tjetër shkaktohen drama të jashtëzakonshme dhe nuk ka kurrë mirëkuptim për të miratuar një rezolutë për Srebrenicën. Në këtë kuptim unë e shoh më shumë si njërën nga këto paradat e shumta të kryeministrit të Shqipërisë, i cili është i pasfiduar edhe nga opozita, edhe nga partia e tij, është një grup ushtarësh të cilët ushtrojnë 24 orë për të thënë PO”, u shpreh Robelli në një lidhje direkte me emisionin “Off the Record” në A2CNN.

Ai theksoi gjithashtu mungesën e debatit të mirëfilltë politik në vendimmarrje, duke shtuar se qëndrimet shtetërore kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe analizë.

Nuk ka një debat politik, nuk ka një debat mbi përdorimin e gjuhës dhe të qëndrimeve që do të mbajë shteti, sepse qëndrimet që mban shteti janë shumë të rëndësishme. Më kujton pak atë vendimin historik për të ndaluar TikTok-un, pastaj del Gjykata Kushtetuese dhe thotë ‘jo, ishte antikushtetuese’. Në përgjithësi, e shoh si pjesë të një farë servilizmi që në fund askush nuk e kërkon”, deklaroi gazetari.

Duke folur për efektin ndërkombëtar të kësaj rezolute, Robelli u shpreh skeptik për ndikimin e saj.

Nuk besoj që vëmendja e zotit Trump është aq e madhe që ta regjistrojë që sot në Tiranë është miratuar një rezolutë dhe i ka bërë një nder shumë të madh. Ai po zhvillon një polemikë të tmerrshme, të jashtëzakonshme me Bashkimin Evropian sonte dhe faktikisht tha që do të shqyrtojë edhe qeverimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO për shkak të refuzimit të evropianëve për t'u bërë pjesë e luftës së tij”, tha ai.

Në vijim, gazetari ngriti edhe çështjen e përgjegjësive që sjellin vendime të tilla, duke vënë në dyshim kohën dhe arsyetimin e tyre.

robelli irani

Lini një Përgjigje