TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2026, 21:45

Sa e rrezikuar është Shqipëria pas rezolutës kundër Iranit? Karamuço shpjegon nismën e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Sa e rrezikuar është Shqipëria pas rezolutës kundër

Eksperti Ervin Karamuço ka folur lidhur me miratimin nga Parlamenti të rezolutës që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit.

Sipas tij, kjo masë vjen pas njohjes nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019 të disa organizatave iraniane si terroriste, sulmit ndaj komandantit Solejmani në Irak dhe masave të mëvonshme si sanksione ekonomike dhe ngrirje fondesh.

Eksperti shtoi se aktet terroriste të Iranit ndaj Shqipërisë kanë qenë të koordinuara dhe përfshijnë sulme kibernetike dhe tentativa për atentate përmes lidhjeve me grupe kriminale shqiptare dhe turke.

“Ne duhet ta kishim bërë këtë që në momentin kur ndërpremë marrëdhëniet diplomatike, pasi që atëherë e kishim identifikuar Iranin si një shtet që kishte nisur të kryente akte terroriste. Sulmi i hakerimit ndaj sistemeve tona ishte ngjarja që i vuri kapakun kësaj situate. Kishte gjithashtu tentativa për sulme në territorin shqiptar nga proksi të Gardës Revolucionare të lidhur me Hezbollahun, me mafian turke dhe me krimin e organizuar shqiptar. Mendoni se si kanë qenë të ndërthurura këto zinxhirë për të kryer këto akte, nën mbulimin e të ashtuquajturve gazetarë, apo edhe në raste të tjera ndaj pjesëtarëve të MEK në kampin e Manzës”, tha ai.

Karamuço theksoi se vendimi i Shqipërisë është pjesë e një orientimi gjeostrategjik dhe gjeopolitik duke theksuar se ky vendim politik nuk ka reperkusion të drejtpërdrejtë ushtarak, por konsiston në një vendimmarrje strategjike dhe të qartë ndaj aktiviteteve terroriste.

Ai deklaroi se ky vendim është thjesht një akt politik dhe nuk do të ketë pasoja qoftë politike dhe në aspekte të tjera.

karamuço rezolutë shqiperi iran

Lini një Përgjigje