Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar videon që ka dalë në media, ku anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kërcejnë në një mbrëmje të organizuar prej tyre.
Pamjet u publikuan dje nga avokati Arben Llangozi, teksa Murrizi ka reaguar me ironi.
Sipas tij, ‘kjo tufë “bythpërdredhurish” në valle është pasuruar nga “gjobat” që ju ka vënë shumicës dërrmuese të atyre që kanë “kaluar” vetingun’.
Postimi i Murrizit
Kjo tufë që ekzaltohet në valle është tufa e komisionerëve të vetingut që ka kaluar në “filter” 800 gjyqtarë e prokurorë të Shqipërisë.
Kjo tufë u votua me datë 17 qershor 2017 nga e gjithë tufa e deputetëve PS-PD-LSI-PR-PDIU si të dhjerë e pa integritet nga frika e ambasadorëve hajdutë e fundërrina që i drodhën 140 mender deputetët si zagarë.
Kjo tufë “bythpërdredhurish” në valle është pasuruar nga “gjobat” që ju ka vënë shumicës dërrmuese të atyre që kanë “kaluar” vetingun.
Ky më “bythpërdredhuri” është Lulzim Hamitaj, ushtar i Engjëll Agaçit, ish kamarier picerie në Firence që mashtroi se ka mbrojtur anglishten në Shqipëri në kohën kur shërbente pica në Itali.
Pastaj keni Sanxhaktarin e të tjerë që janë plehrat që vetë sistemi i ka gjykuar më parë si hajdutë tenderash e këta pastruan sistemin.
Këta kanë krijuar SPAK-un që të gjithë e shikojnë si shkop magjik, por në fakt ka bërë një vrimë në ujë dhe SPAK-un që do e mbrojë Agron Shehaj me firma.
Votimi i 17 qershorit 2017 për këta plehra nga të gjithë plehrat e Parlamentit është turpi i politikës dhe një shkatërrim me dashje i të gjithë sistemit.
Tani kur dëgjoj fundërrina deputetë e ish-deputetë që flasin për vetingun më vjen pështirë dhe habitem se sa plehra janë në dinjitet.
Hetim pasuror, akuzë penale për shpërdorim detyre(neni 248 i K.P), hetim nëse kanë vepruar në kuadër të grupi të strukturuar kriminal(neni 333/a) në bashkëpunim me politikanë .