TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2023, 08:18

“Shkëmbehen kokainë dhe heroinë në mes të detit Adriatik”, Shemsi Prençi paralajmëron të tjera arrestime: Dritan Metaj nuk ka punuar i vetëm!

Shkruar nga Pamfleti
“Shkëmbehen kokainë dhe heroinë në mes të detit
Shemsi Prençi

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi u shpreh se shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj nuk ka punuar i vetëm.

Sipas tij koha do e vërtetojë shumë shpejt. Ka dhe ish-eprorë të shefave të komisariateve që kanë drejtuar policinë e Lezhës.

Nuk mund të marrë përsipër shefi i komisariatit sado detyrim të ketë që të bëjë një veprim të tillë me 1.3 ton kanabis sativa, nuk e merr dot. Strukturat e antidrogës nuk janë në komisariat të policisë, janë në drejtorinë e policisë.

Ata që marrin informacion, ata që shkëmbejnë informacion për trafiqet e brendshme dhe ato ndërkombëtare, problemi qëndron që në dijeninë time, ish-drejtuesit e policisë të qarkut të Lezhës e kanë pasur informacionin që bëhet shkëmbim i drogave kanabis sativa me kokainë dhe heroinë në det, jo vetëm për atë rast,” – u shpreh Prençi për “Now”.

shemsi prençi

Lini një Përgjigje