TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2025, 12:07

Sherr te Urdhri i Psikologut/ Valbona Treska refuzon të lirojë zyrën, Laboviti kërkon ndërhyrjen e Policisë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr te Urdhri i Psikologut/ Valbona Treska refuzon të lirojë

Institucioni i Urdhrit të Psikologut prej rreth një viti vijon të jetë në situatë të tensionuar, ku “lufta” bëhet për të marrë kreun. Pak ditë më parë u mbajtën edhe zgjedhjet, po ashtu mes tensionit, ku nuk munguan akuzat për përjashtime të paligjshme të kandidaturave nga gara.

Dy kandidatet zyrtare në garë ishin Brunilda Laboviti dhe Elona Mustafaraj, ku zgjedhjet u fituan nga Laboviti me 238 vota të anëtarësisë nga 451 gjithsej. Mustafaraj mori vetëm 140 vota, ndërsa 73 vota rezultuan të pavlefshme.

Sherr te Urdhri i Psikologut/ Valbona Treska refuzon të lirojë

Pas fitores së zgjedhjeve, Brunilda Laboviti ka shkuar këtë të hënë për të marrë detyrën, por zyra nuk i është liruar nga Valbona Treska, e cila qëndron në krye të Urdhrit të Psikologut. Treska nuk ka pranuar që të lirojë zyrën, pasi pretendon se duhet të presë ankimin për procesin e zgjedhjeve.

Pas përplasjeve, Brunilda Laboviti ka telefonuar Policinë dhe i ka kërkuar që ta largojnë me forcë Valbona Treskën nga zyra.

Laboviti: Jam shpallur fituese dhe kam ardhur të marr detyrën sot dhe zonja Treska nuk e liron zyrën. Më duhet ndihma juaj.

Punonjësi i policisë: Paraardhësja jua që ka qenë aty. Ju keni fituar zgjedhjet? Keni mosmarrëveshje?

Laboviti: Po. Këtu kam dhe media.

Punonjësi i policisë: Si quhet zonja?

Laboiviti: Valbona Treska.

Punonjësi i policisë: Mirë do dërgoj një patrullë policie.

Pas ardhjes së dy efektivëve, Laboviti u sqaroi atyre se si qëndronte çështja me Valbona Treskën që nuk pranonte të lironte zyrën.

Lini një Përgjigje