TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2025, 11:03

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë

Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kanë vënë në akuzë edhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjithashtu edhe Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt 2025 në zyrën e tij në bashki, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. 

Ai po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest në burg' në paraburgimin e Durrësit, ndërsa për bashkëshorten e tij, Xoxa, GJKKO më 12 shkurt e ndryshoi masën e sigurisë në detyrim me paraqitje nga 'arresti shtëpiak' i kërkuar fillimisht prej SPAK.

 

Lini një Përgjigje