TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 21:56

“SHBA dhe BE e kishin paralajmëruar Ramën”, Spahiu: Arrestimi i Beqajt nga SPAK, ishte mesazh!

Shkruar nga Pamfleti

“SHBA dhe BE e kishin paralajmëruar Ramën”, Spahiu:

Duke folur për arrestimin e ish ministrit Ilir Beqaj, juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se SHBA dhe BE reaguan ashpër kur Rama emëroi Beqaj si drejtor të SASPAC.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në “Report Tv”, Spahiu deklaroi se SPAK e kishte detyrim përcaktim arrestin me burg për Beqajn.

Arrestimi ne prisja tek të dyja. Komenti është përtej analizës juridike. Merr përmasa politike,. Nëse nuk do kishin korrupsion politik në emërimin e Beqajt nuk do kishte korrupsion. Nëse nuk do emërohej drejtor i agjencisë së projekteve dhe monitorimit të fondeve të BE-së që ishte me dosje të hapur nuk do kishte dosje të dytë. Emërimi i dytë është pritur me reaksion negativ nga ndërkombëtarët. SHBA dhe BE kanë paralajmëruar Edi Ramën të mos emëronte një person me dosje të hapur penale. Kanë reaguar në mënyrë diplomatike dhe të hapur.

Sot Zëri i Amerikës, ambasadorët e SHBA dhe Be janë larguar në mënyrë demonstrative kur Beqaj mbajti fjalim si drejtor i kësaj agjencie. Për herë të parë çohen dhe bojkotojnë një zyrtarë të një shteti, nuk ishte thjesht reagim ndaj Ilir Beqaj por ndaj qeverisë. Dhe vijmë tek analiza e dytë juridike. SPAK e kishte detyrim përcaktim arrestin me burg. Kur je përballë një subjekti me masë më të lehtë dhe gjatë hetimit ka informacion për vepra të tjera atëherë jepet masë më e rëndë. Mund të ndodhte që kryeministri i fuste detyrë më të lartë Beqaj dhe ai vazhdon vjedh”, tha Spahiu.

Lini një Përgjigje